Prishtinë, 29 janar 2026 14:03
42 persona janë evakuuar, ndërkaq mbi 1000 operacione janë zhvilluar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent nga vërshimet në komunat e Kosovës gjatë muajit janar.
“Numri i rasteve të koordinuara kanë qenë 1007 raste, numri i intervenimeve të vërshimeve ka qenë 196, thithja e ujit me pompa të kapacitetit të lartë 24, intervenime teknike 63, persona të evakuuar kanë qenë 42”, ka deklaruar Shefki Avdullahu, drejtori i AME-së në një konferencë për media.
Ai ka thënë se komunat më të prekura kanë qenë Malisheva, Gjakova, Klina, Juniku, Suhareka, Mitrovica, Gjilani dhe Prishtina.
Avdullahu ka shpalosur rekomandimet e dhëna ndaj komunave për mos përsëritjen e rasteve të njëjta, duke përfshirë pastrimin dhe mirëmbajtjen e lumenjve, monitorimin e vazhdueshëm të zonave me rrezik të lartë, hartimin dhe zbatimin e planeve lokale nga fatkeqësitë natyrore, ndarje e përgjegjësive në mes të institucioneve lokale – qendrore dhe forcimin e inspektimeve ndërtimore.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve