Mitrovicë, 28 janar 2026 23:02
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Zhabar, ku një veturë ka goditur një këmbësor të mitur.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor dhe se policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
“Në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Zhabar, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor të mitur”- tha Zahiti
Ndërkohë, nga Shërbimi Emergjent nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri” është bërë e ditur për KosovaPress se fëmija, ka marrë ndihmë mjekësore emergjente në ora 18:07.
“Pas i janë kryer ekzaminimet e nevojshme, Tomografia e Kompjuterizuar (CT e kokës), është referuar për në QKUK, tek specialistët e neurokirurgjisë. Për momentin është jashtë rrezikut për jetë, por në monitorim deri në përcjellje për QKUK”, thuhet në konfirmimin e tyre.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit