Beograd, 28 janar 2026 08:51
Gjatë seancës së djeshme të Asamblesë Kombëtare të Serbisë, deputeti dhe kryetari i njërës prej partive opozitare, Miki Aleksiç, shkaktoi reagime të stuhishme pasi tregoi një foto të Presidentit të Serbisë dhe Milan Radojiçiçit së bashku nga foltorja (në ambientet e Qeverisë së Serbisë).
Me atë rast, Aleksiç i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë autoriteteve dhe presidentit të vendit: si është e mundur që presidenti i Serbisë të ulet dhe të bashkëpunojë me një njeri që pranoi publikisht se organizoi sulm të armatosur në Banjskë, ngjarje kjo, që bashkësia ndërkombëtare e karakterizoi si një incident të rëndë sigurie, dhe që ende trajtohet si sulm terrorist.
Deputeti i opozitës kujtoi gjithashtu se emri i Milan Radojiçiçit është i lidhur me disa krime të rënda, përfshirë vrasjen e Oliver Ivanoviçit, një rast që nuk ka marrë një përfundim përfundimtar gjyqësor edhe pas shumë vitesh. “Nëse Serbia mbështet sundimin e ligjit, si është e mundur që zyrtarët më të lartë shtetërorë të shoqërohen publikisht me persona që janë nën akuza të rënda për terrorizëm dhe vrasje politike?” pyeti Aleksić nga foltorja parlamentare.
Kjo ngjarje fiton peshë shtesë sepse ndodh vetëm dy ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje publikisht autoriteteve në Serbi të ndjekin penalisht ata që janë përgjegjës për dhunën në Banjska dhe të hedhin dritë mbi rastin.
Opozita vlerëson se foto të tilla dhe mungesa e një reagimi të qartë institucional e kompromentojnë më tej Serbinë në sytë e bashkësisë ndërkombëtare dhe dërgojnë mesazhin se të njëjtat rregulla nuk vlejnë për individët afër autoriteteve si për qytetarët e tjerë. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga Kabineti i Presidentit të Serbisë në lidhje me deklaratat e bëra në Parlament.

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim e mashtrim në prokurimin publik dhe falsifikim të dokumentit
Nga mediat ruse te portalet serbe në Kosovë – si përhapet lufta hibride?
Policia jep detaje për protestat pas vendimit të Speciales: Dy të arrestuar, gurë e tentativa për depërtim
21 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Gazë, e dëmtuar nga lufta