Prishtinë 28 janar 2026 08:14
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar si tejet të rëndësishme dhe me peshë të madhe Rezolutën amerikane për Luginën e Preshevës, duke theksuar se përmes saj është arritur ndërkombëtarizimi i çështjes së shqiptarëve në këtë rajon.
Sinani ka deklaruar se Beogradi zyrtar po përdor metoda perfide të spastrimit etnik në heshtje, të cilat, sipas saj, po zbatohen kryesisht përmes procesit të pasivizimit të adresave të shqiptarëve.
Ajo ka shprehur shqetësimin se situata mund të përkeqësohet edhe më tej, duke përmendur përgatitjet në Kuvendin e Serbisë për propozimin e Ligjit për shërbimin ushtarak, i cili, sipas Sinanit, pritet të ketë pasoja edhe më të mëdha dhe të nxisë një shpërngulje masive të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.
“Beogradi zyrtar po përdor metoda perfide të spastrimit etnik në heshtje dhe, realisht, përmes pasivizimit ka arritur rezultate të dukshme kohëve të fundit. Ajo që është edhe më shqetësuese dhe aktuale është përgatitja në Kuvend e propozimit të Ligjit për shërbimin ushtarak, i cili pritet të ketë pasoja edhe më të mëdha dhe të nxisë një shpërngulje edhe më të madhe masive”, ka deklaruar Sinani.
Ajo ka theksuar se lobimi i vazhdueshëm me dy senatorë amerikanë, veçanërisht përmes letrave drejtuar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, si dhe Rezoluta e fundit e propozuar nga kongresisti Keith Self, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Lobimet tona të vazhdueshme me dy senatorët, veçanërisht përmes letrave të tyre drejtuar Sekretarit Blinken, si dhe kjo rezolutë e fundit nga kongresisti Keith Self, janë jashtëzakonisht të vlefshme. Për ne kjo rezolutë ka një rëndësi dhe peshë shumë të madhe sepse ka arritur të ndërkombëtarizojë çështjen për afirmimin e të drejtave dhe pozitë së shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka përfunduar Sinani.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve