Prishtinë 27 janar 2026 17:29
Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka vlerësuar se Bedri Shabani, që po akuzohet për spiunazh, nuk ka probleme psikike dhe mund t’i bëjë ballë gjykimit, kanë njoftuar burime për KOHËN.
Psikiatria Forenzike ia ka dorëzuar Gjykatës Themelore në Prishtinë ekspertizën për shëndetin mendor të Shabanit dhe ka vlerësuar se ai është në gjendje t’i bëjë ballë gjykimit.
E Gjykata Themelore në Prishtinë nuk ka dhënë detaje lidhur me vlerësimin e Psikiatrisë Forenzike, por ka thënë se ato do të shpalosen nesër në shqyrtim gjyqësor.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se në çështjen penale ndaj të pandehurit B.SH, Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka përfunduar ekspertizën dhe me kohë palët janë njoftuar me të njëjtën. Për njoftimin tuaj, nesër në Departamentin Special të Gjykatës do të mbahet seanca e radhës në këtë çështje penale, në të cilën janë ftuar ekspertët dhe do të japin sqarimet e tyre lidhur me raportin përkatës”, ka njoftuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
E sa i përket rastit të Jelena Gjukanoviqit, po ashtu e akuzuar për spiunazh, Gashi ka thënë se lënda gjendet në Gjykatën e Apelit.
“Ndërsa, sa i përket rastit ndaj të pandehurës J.Gj., ju njoftojmë se lënda ende gjendet në Gjykatën e Apelit të Kosovës, sipas ankesave të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe mbrojtjes së pandehurës J.GJ., kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin është vendosur për kundërshtim të provave, respektivisht kërkesës për hedhje të aktakuzës”, tha Gashi.

Policia e Kosovës jep alarm për mesazhet mashtruese: Mos klikoni dhe mos jepni të dhëna personale
BIA synon destablizimin e Kosovës: Vrajolli: Synohen zgjedhjet dhe organet e sigurisë
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore
Mbi 1 miliard euro për mbrojtjen, Kosova synon forcimin e ushtrisë
Policia me plan operativ në Mitrovicën Veriore, s’lejohen të kalojnë veturat me simbole kombëtare
FSK zhvillon aktivitete trajnuese dhe përgatitore për rritjen e gatishmërisë së pjesëtarëve
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju
Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim