Prishtinë 27 janar 2026 17:08
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashim Jashari ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki dhe atasheun kolonel Tomofumi Iwasaki.
Gjatë këtij takimi, Jashari i ka njoftuar zyrtarët japonezë për situatën e sigurisë dhe për zhvillimin e FSK-së.
Po ashtu u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Japonisë.
“Gjeneral Jashari vlerësoi lart marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe falënderoi shtetin japonez për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, veçanërisht përmes programeve të trajnimit dhe shkollimit”, thuhet në njoftim.
Në përmbyllje, të dyja palët shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh, duke konfirmuar përkushtimin për forcimin e partneritetit dhe sigurisë.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve