Prishtinë 27 janar 2026 08:57
Prishtinë– Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të hënën, në gjykimin ndaj dy të akuzuarve për krime lufte, Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, është dëgjuar dëshmitari i Prokurorisë, Ibër Rexhaj, i cili dëshmoi për vrasjen dhe djegien e familjarëve në Cërrcë të Klinës, nga forcat serbe, teksa thekson se në mesin e tyre ishte edhe i akuzuari Zariq.
Dëshmia e dëshmitarit Rexhaj nisi nga momenti kur ishin urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në mars të vitit 1999, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Tri ditë para masakrës së 1 prillit ka ardhë urdhri për me i lëshu shtëpitë, kemi dalë në mal, dikush ka qëndru nalt në mal, dikush ka qëndru në shtëpi. Data ka qenë 27 ose 28 mars”, tha Rexhaj.
Ndërsa, në mbrëmjen e 1 prillit 1999, dëshmitari Rexhaj tha se është kthyer në shtëpi nga fshati Vrellë për të vizituar familjarët që gjendeshin në shtëpi, por ata ishin vrarë dhe shtëpisë i ishte vënë flaka.
“Më 1 prill ‘99 në mbrëmje, nëpër errësirë kemi ardhë me F.R., djali i K.R., jemi hy mrena, vetëm muret janë kanë, e kam dhezë një bateri të vogël, e kemi pa që të pestët janë aty. Pasi që janë vra qysh më ka tregu I.R., që i ka pa përmes dylbive, Zharko Zariq me disa të tjerë kanë ardhë në oborrin tim i kanë vra civilët e pambrojtur, të sëmurë, edhe ia kanë vu flakën shtëpisë”, tha dëshmitari Rexhaj.
Dëshmitari Rexhaj deklaroj se i akuzuari Zariq drejtonte punktin e vendosur në fshatin Lubozhdë.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve