Prishtinë 27 janar 2026 08:18
Sekuestrimi i arsenalit të armëve në veri, Shormaz: Vuçiq po luan rrezikshëm me SHBA dhe NATO-n
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë…
Sekuestrimi i arsenalit të armëve në veri, Shormaz: Vuçiq po luan rrezikshëm me SHBA dhe NATO-n Ish-deputeti serb, Dragan Shormaz ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ai “po luan një lojë të rrezikshme” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.
Në një reagim në rrjetet sociale, pasi Policia e Kosovës hasi në veri të vendit në arsenal armësh, Shormaz ka deklaruar se veprimet e Vuçiçit vetëm sa po i largojnë serbët nga ideja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai gjithashtu ka theksuar se qytetarët serbë nuk është dashur të votojnë për “Listën Serbe”, ndërsa ka shtuar se, sipas tij, ata duhet të distancohen nga “regjimi në Beograd”.
Policia e Kosovës dje ka hasur në municion dhe granata dore, në një shtëpi të braktisur në Zveçan. Ndërsa të shtunën, PK hasi në ka sekuestruar një sërë armësh dhe municionesh në një shtëpi të braktisur në fshatin Joshevik, komuna e Zveçanit, derisa sekuestroi rreth 160 kg eksploziv në Zubin Potok, i prodhuar nga kompania serbe.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Merr lajmet kryesore FALAS çdo ditë

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë