Mitrovicë, 27 janar 2026 07:10
Ditë më parë, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar rreth 140 kilogramë eksploziv në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jaglenicë, në zonën e Zubin Potokut.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se eksplozivi është zbuluar gjatë një patrullimi rutinë, pasi njësitë policore kanë pranuar informacione se në atë lokacion mund të kishte materiale ilegale.
“Komuna është në Zubin Potok, afër një fshati, Jaglenicë, në zonën e Zubin Potokut. Ato 140 kilogramë, të cilat pas matjes kanë rezultuar në atë sasi, kanë qenë të vendosura në një shtëpi të pabanuar, e cila është e braktisur dhe nuk ka mundësi me u banuar, kështu teknikisht nuk është në rregull. Gjatë patrullimit rutinë, njësitë e Policisë së rendit kanë pranuar informacion se në atë vend mund të ketë diçka ilegale, kanë hyrë dhe kanë gjetur këtë sasi të madhe të eksplozivit,” ka thënë Elshani.
Ai ka theksuar se aktualisht nuk mund të konfirmohet nëse rasti ka ndërlidhje me ndonjë ngjarje tjetër, përfshirë rastin e Banjskës, pasi hetimet janë ende në zhvillim.
“Nuk mund të themi se a lidhet me rastin e Banjskës për arsye se janë hetimet, të cilat e vlerësojnë një gjë të tillë, dhe verifikohet kjo sasi e eksplozivit. Ajo që kemi ne mundësi me thanë është se nuk është diçka e jashtëzakonshme që ne të gjejmë armë në shtëpi të braktisura apo të pabanueshme, për arsye se kemi pasur raste kur, pasi që kemi gjetur një rast të caktuar, një sasi të caktuar të armatimit gjatë kontrollimit të vendit – jo bastisje, por gjatë kontrollimit të vendit – kemi gjetur nëpër toka gjoksore, armatim të ndryshëm, granata, karikatorë, se njerëzit i kanë hedhur prej banesave dhe prej shtëpive i kanë larguar në mënyrë që në rast se ne hyjmë, mos t’i hasim. Ne nuk hyjmë pa arsye në një vend të caktuar; arsyeja që ne ndërhyjmë për mbi 90% të rasteve është kur kemi informacion të bazuar se ka diçka ilegale në atë vend,” ka thënë ai.
Sipas Elshanit, Policia e Kosovës nuk ndërhyn pa arsye në lokacione të caktuara dhe në mbi 90 për qind të rasteve vepron mbi informacione të besueshme për veprimtari ilegale.

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës kishte shenja dhune
Aksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme