Prishtinë 26 janar 2026 12:03
Mbrëmë është djegur një bager i kompanisë që ishte përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje në Mitrovicë, transmeton KosovaPress.
Pronari i kompanisë, Fatmir Behrami, ka konfirmuar për KosovaPress se gjatë natës është djegur një bager i firmës së tij.
“Po, jemi njoftuar përmes policisë dhe zjarrfikësve. Demi është për mbi 70 mijë euro”, tha Behrami përmes telefonit.
Edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar duke dënuar aktin dhe ka theksuar se veprimet e tilla kriminale përbëjnë kërcënim për ata që punojnë që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike.
Lexo po ashtu
“E dënoj ashpër këtë akt makabër e qyqar. Por, të gjithë ata që me akte të tilla kriminale mendojnë se na frikësojnë, gabojnë. Lufta jonë ndaj paligjshmërisë, kriminalitetit dhe parregullësisë nuk do të ndalet”, ka shkruar Peci në Facebook.
Lexo po ashtu
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Merr lajmet kryesore FALAS çdo ditë

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit