Prishtinë 27 janar 2026 08:14
Është shtëpi e pabanuar.
Por deri para dy ditësh, ishte strehë e një sasie të madhe armatimi.
Kjo bëri që Policia e Kosovës, të shtunën të zbarkonte edhe një herë në Zveçan.
E rruga deri këtu nuk iu shkoi huq.
Kjo pasi hasën në armë e municione të llojeve të ndryshme.
“Gjatë kontrollit të një shtëpie të braktisur ka gjetur dhe sekuestruar: 1 armë automatike AK-47, 1 pushkë gjysmë automatike dy tytëshe, 10 karikatorë të zbrazët, 6 karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë, 84 copë fishekë për pushkë automatike, 14 copë fishekë për pushkë gjysmë automatike, 1 rrip për fishekë, 2 granata dore M50 Si dhe pajisje për pastrimin e armëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Nga Policia e Kosovës, bën të ditur se ende nuk ka të arrestuar për këtë rast.
Ndërsa, ky nuk ishte rasti i vetëm në ditët e fundit, që në veriun e Kosovës u gjet sasi e madhe e armatimit.
Sasi e armatimit dhe eksplozivit u gjet së fundmi edhe në Zubin Potok.
Për këtë, njohësit e sigurisë, thonë se policia po bën punë të madhe.
“Kjo dëshmon kapacitet të plotë të Policisë së Kosovës që të veprojë në çdo pjesë të Republikës së Kosovës pa marrë parasysh se ku është territori dhe ku është dhe sa është i thellë. Këto armë ose ato eksplozivë që janë gjetur janë gjetur edhe më përpara dhe po vazhdon kjo, kjo dëshmon edhe menaxhimin e mirë policorë, bashkëpunimin ideal me qytetarin pa dallim race, feje, etnie, në këto pjesët matanë lumit Ibër, pra qytetarët nuk janë më ata që e dëshirojnë armën”, ka thënë Dashevci.
Ndryshe, Prokuroria e Shtetit ka iniciuar rastet si “Majtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës kishte shenja dhune
Aksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme