Prishtinë, 25 janar 2026 22:10
Serbia edhe më tej vazhdon t`i fshehë krimet e luftës të kryera në Kosovë, duke shkelur edhe marrëveshjen e arritur në Bruksel, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Serbia edhe më tej vazhdon të fsheh krimet e luftës të kryera në Kosovë, duke shkelur edhe marrëveshjen e arritur në Bruksel, për zbardhjen e fatit të të pagjetura. Ndaj shumë organizata që merren me çështjen e fatit të të zhdukurve, vazhdojnë edhe më tej, të kërkojnë një presion më të madh ndërkombëtar ndaj Serbisë, duke besuar se një numër i madh i atyre që mungojnë, gjenden nëpër varrezat masive në Serbi.
“Kjo është përgjegjësia që Serbia çdo gjë duhet ta qetë në letër dhe të definon. sikur vëllezërit Bytyqi. Pa një trysni të madhe të bashkësisë ndërkombëtare vëllezërit Bytyqi kurrë nuk ish gjet. po kur e kapën amerikan kjo punë duhet mu krye për 3o ditë, u gjetën vëllezërit Bytyqi”, thotë Ahmet Grajqevci, Këshillin Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës në Kosovë.
Ka dhe sugjerime se Bashkimi Evropian duhet të përdorë masa sanksionuese ndaj palëve që e zvarrisin këtë proces që anashkalojnë zbatimin e deklaratës për të zhdukurit marrëveshje kjo e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2023.
“Ka kompetenca që të ndërmerr veprime sanksionuese ndaj njërës palë, tjetrës apo dyjave nëse vlerëson se ato nuk kanë vullnet ta zbatojnë deklaratën e përbashkët. Une po shpresoj që përfundimisht BE do ta shfrytëzojë atë drejtë që të ndërmerr sanksionet ndaj palevë po që se ato nuk i zbatojnë marrëveshjet”, thotë Bekim Blakaj, Fondi për të Drejtën Humanitare.
Takimi i parë themelues Komisionit të Përbashkët për persona të zhdukur, që u realizua ditë më parë në Bruksel, pritet ndoshta ti jap fund refuzimeve serbe dhe përpjekjeve për zhbërjen e krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Njohës të fushës, nënvizojnë se efikasiteti i punës së Komisionit të Përbashkët do të varet nga politika e brendshme në Serbi, ku edhe par tri dekadave mbizotëron narrativi i mohimit të krimeve dhe rehabilitimit të kriminelëve të luftës.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve