Prishtinë, 24 janar 2026 18:35
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e Masakrës së Rakovinës, ku më 24 janar 1999 u vranë pesë civilë shqiptarë të paarmatosur nga forcat policore serbe.
Në mesazhin e tij përkujtimor, Kurti kujtoi vrasjen e dy fëmijëve, Besimit 12-vjeçar dhe Haxhiut 11-vjeçar, të cilët u ekzekutuan së bashku me babanë e tyre, Shaban Kelmendi, si dhe çiftin Hysen dhe Sanije Kurti nga fshati Cërmjan, të cilët po udhëtonin me traktor në momentin e sulmit.
“Sot, 27 vjet më pas, i kujtojmë këta fëmijë dhe këta qytetarë të pafajshëm me dhimbje të thellë dhe nderim të përhershëm. Kujtimi i tyre na rikujton dhunën serbe në Kosovë mbi trupat e fëmijëve dhe familjet e tëra”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.
Ai shtoi se kujtesa kolektive është zotim për drejtësi dhe se dhimbja e familjeve të viktimave mbetet plagë e hapur e shoqërisë kosovare.
“Republika e Kosovës nuk i harron krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë”, ka përfunduar Kurti, duke nderuar viktimat e Masakrës së Rakovinës.

Pas 27 vitesh pritjeje, identifikohet njëri nga 10 anëtarët e zhdukur të familjes Mëziu nga Skenderaj
Studentët marshojnë sot në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset
27 vite në pritje të së vërtetës, familja merr konfirmimin për Idriz Rrecajn
Kurti në takim me kongresistin amerikan: Vendimi i Speciales ka pasaktësi faktike e gabime ligjore
Trumpi i ashpër ndaj Iranit: Marrëveshje ose shkatërrim
Muzeu Etnologjik i Kosovës – dy dekada në promovimin e etnokulturës dhe trashëgimisë kulturore