Prishtinë 24 janar 2026 13:48
Federata e Notit e Kosovës ka paraqitur rezultatet e saj përmes një video që shfaq në ekran, teksa ishte organizuar ceremonia “Laureatët e Vitit 2025”, ngjarje kjo e dedikuar shpërblimit dhe vlerësimit të sportistëve, trajnerëve dhe kontribuuesve më të dalluar në sportin e notit gjatë vitit 2025-të
Para ndarjes së çmimit, që do të fillonte me atë “Shpresa e Vitit”, foli zëvendëspresidenti i federatës, Haxhiu Musa, i cili tha se sporti i notit është vlera më e madhe, por nënvizon se edhe krahas sfidave të mëdha, Federata e Notit gjatë vitit që lamë pasë, atij 2025, shënoi suksese.
“Edhe pse krahas sfidave shumë të mëdha, federata e Notit gjatë vitit 2025 bëri shumë përpjekje që ky vit të kulmojë me suksese të mëdha dhe rritjen e numrit të garuesve si dhe ngritjen e cilësisë së garuesve në sportin e notit. Por ajo që ia vlen e që është kryesorja, është ta falënderojmë Presidenten, e cila për momentin është e ngarkuar me detyrë e nuk është prezentë. Rita Zeqirin që bëri të pamundur që ta përfaqësojë federatën e notit në mënyrë sa më dinjitoze e cila ishte pjesëmarrëse në disa aktivitet ndërkombëtare”, tha ai.
Musa theksoi se federatën e presin shumë sfida, duke përmend edhe Lojërat mesdhetare.
“Mendoj që na pret një sfidë shumë e madhe për 2026 që të mobilizohemi të gjithë dhe të nxjerrim një kualitet shumë më të lartë sepse viti 2027 është shumë afër por edhe viti 2030 ku do të mbahen Lojërat mesdhetare do të jenë shumë më afër sepse diku rreth 40 për qind e Lojërave Mesdhetare janë pjesë e ujit. Neve na presin detyra të mëdha dhe të mobilizohemi. Sporti i notit është vlerë e madhe”, theksoi Musa.
Çmimi “Shpresa e vitit” iu dha Vesa Mehmetaj, Arif Makolli, Rin Mehmeti.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve