Prishtinë 23 janar 2026 14:29
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim zyrtar Carol Whitmore, Shefe e Përgjithshme e Organizatës së Veteranëve Luftëtarë të SHBA-ve, dhe Ryan Galluci, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës në Washington.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane, veçanërisht me Gardën Kombëtare të Ajova-s, si dhe për mbështetjen amerikane në ndërtimin e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së, duke përfshirë ndërveprueshmërinë me partnerët strategjikë.
Gjeneral Jashari vlerësoi gjithashtu roli i rëndësishëm i organizatës VFW në mbështetje të pjesëtarëve të forcave të armatosura amerikane dhe shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe respektin që ofrohet ndaj veteranëve që kanë shërbyer në konflikte të ndryshme, përfshirë Kosovën.
Në përfundim, të dyja palët ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe riafirmuan gatishmërinë e VFW-së për të mbështetur FSK-në në këtë fushë

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve