Preshevë, 20 janar 2026 20:32
Në qendër të Preshevës sot u ngrit flamuri i Shqipërisë në vendin ku para 13 vjetësh qëndronte monumenti për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
Politikanë shqiptarë nga Presheva kanë shënuar përvjetorin e heqjes së këtij monumenti.
Monumenti ishte vendosur në vitin 2012 në sheshin para Komunës së Preshevës, ndërsa më 20 janar 2013 ai u hoq nga xhandarmeria serbe.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Enkel Rexhepi, tha se sot nderohet kujtimi i kësaj padrejtësie dhe akti i dhunshëm kundër kujtesës kolektive. Ai shtoi se monumenti është hequr, por e vërteta historike nuk mund të fshihet, dhe emrat e atyre që ranë do të mbeten në zemrat e tyre.
Përveç Rexhepit, në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës