Kosovo B
Prishtinë, 21 janar 2026 06:44
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia B2 ka përfunduar me sukses sanimet dhe ekzaminimet e pajisjeve kryesore, sipas planit dhe dinamikës së parashikuar.
Sipas njoftimit zyrtar, njësia është startuar dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orës 20:26, duke siguruar vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik.
“Ky rezultat dëshmon përkushtimin e KEK sh.a. për operim të sigurt, efikas dhe të qëndrueshëm të kapaciteteve prodhuese, si dhe aftësinë e ekipeve teknike dhe menaxhuese për të kryer ndërhyrje preventive dhe riparime të domosdoshme në kohë optimale”, thuhet në njoftim.
KEK-u falënderoi stafin teknik dhe punonjësit për profesionalizmin dhe punën e palodhur, të cilët mundësuan rifillimin e operimit të Njësisë B2 pa vonesa dhe në përputhje me standardet më të larta operacionale.
“Korporata mbetet e angazhuar për të garantuar vazhdimësinë e prodhimit, stabilitetin dhe besueshmërinë e plotë të sistemit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Poezia shqipe në gjuhën gjermane, urë lidhëse mes kulturave