Prishtinë, 19 janar 2026 19:50
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, njoftoi të hënën se do të japë dorëheqje, duke i nxitur thashethemet se ai do ta themelojë partinë e vet politike për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Radev – i cili kishte mandat në këtë post kryesisht ceremonial deri në janar të vitit 2027 – tha se të martën do ta dorëzojë dorëheqjen në Gjykatën Kushtetuese të vendit.
Radev, i cili ka shprehur skepticizëm ndaj hapit të fundit të Bullgarisë për t’iu bashkuar euros dhe ka shfaqur qëndrime miqësore ndaj Kremlinit lidhur me luftën në Ukrainë, u zgjodh president në vitin 2016 dhe sërish në vitin 2021.
“Sot, për herë të fundit, ju drejtohem si president i Bullgarisë sonë”, tha Radev të hënën në një fjalim televiziv.
Por, dëshirat e tij politike janë rritur dhe ka kohë të gjatë që ai ka përmendur mundësinë e themelimit të partisë.
Vendimi i tij i pritur për të dhënë dorëheqjen vjen mes një krize politike në një kohë kur Bullgaria do të mbajë zgjedhje parlamentare për herë të tetë brenda katër vjetëve. Një sërë fituesish zgjedhësh kanë dështuar të arrijnë ta sigurojnë shumicë apo të krijojnë koalicione të qëndrueshme për një qeveri stabile.
Koalicioni i fundit zgjati pothuajse një vit, derisa protestat kundër një buxheti të ri dhe korrupsionit të përhapur e detyruan të japë dorëheqjen në dhjetor.
Zgjedhjet pritet të mbahen në muajt në vijim.
Ndërkohë, Radev, ish-komandant i forcave ajrore, është detyruar vazhdimisht të emërojë qeveri të përkohshme, gjë që ka rritur profilin e tij publik dhe synimet e tij politike, thanë analistë dhe diplomatë perëndimorë.
Radev fajësoi “modelin e lig të qeverisjes” dhe oligarkinë për faktin se “bullgarët ndaluan së votuari”, “nuk mbështeten te media dhe drejtësia” dhe për “përmbytjen e sheshit” në vitet 2020 dhe 2025. Sipas tij, me të ashtuquajturin “kuvend” – qeveria e GERB dhe PP-DB nga viti 2023 – vija ndarëse midis oligarkisë dhe luftëtarëve kundër korrupsionit u fshi.
“Bullgaria e ka përfunduar procesin e integrimit të saj evropian. Ne tani jemi anëtarë të Shengenit dhe të eurozonës. Pyetja këtu është pse, duke arritur këto qëllime, nuk arritëm edhe kënaqësinë”, shtoi ai.
Ai kritikoi gjithashtu deputetët për refuzimin e propozimit të tij për një referendum mbi futjen e euros nga 1 janari 2026.
“Klasa politike e sotme ka tradhtuar shpresat e bullgarëve”, shtoi Radev.
“Dy të tretat nuk votojnë më dhe nevojitet një kontratë e re shoqërore. Demokracia jonë nuk do të mbijetojë nëse ua lëmë njerëzve të korruptuar, kompromisuesve dhe ekstremistëve. Kjo varet nga angazhimi personal i secilit prej nesh, dhe besimi juaj më detyron të mbroj shtetësinë, institucionet dhe të ardhmen tonë”, shtoi ai

SHBA-ja kryen sulme të “rënda“ ndaj Iranit, lufta zgjerohet në më shumë vende
Trump urdhëron ushtrinë amerikane të pezullojë sulmet ndaj Iranit, raportojnë mediat amerikane
Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Entiteti i Bosnjës, Republika Serbe lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Europol godet rrjetin e kontrabandës së migrantëve përmes Serbisë
SHBA nis valë të re ajrore kundër Iranit
Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e Ringjalljes Ekonomike
Bastisje në veri për krime lufte: Sekuestrohen dëshmi ndaj të dyshuarit, si pjesëtar i ish-armatës jugosllave
Varreza masive në Zubin Potok, zbardhen dëshmitë e para të krimit serb ndaj shqiptarëve
Gjendet municion në varrezën masive në Zubin-Potok