Prishtinë 19 Janar 2026 11:06
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj më të thella pas lajmit tragjik për aksidentin hekurudhor në jug të Spanjës, i cili ka shkaktuar humbjen e mbi 30 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tyre.
Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani e ka cilësuar ngjarjen si tejet prekëse, duke u shprehur solidaritet me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre, si dhe duke uruar shërim sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit.
“Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe urimet për shërim të shpejtë për të plagosurit. Kosova qëndron pranë popullit të Spanjës në këtë kohë të vështirë,” ka shkruar Osmani.
Aksidenti hekurudhor në jug të Spanjës ka tronditur opinionin publik, ndërsa autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Kurti: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales
Nata e katërt e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Zubin Potok, është Sali Mziu
Në mesin e 23 të zhvarrosurve në Zubin Potok konfirmohen edhe veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci
Shënohen dy viktima dhe shtatë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Qindra dronë godasin Moskën në ditën e fundit të votimit në zgjedhjet parlamentare të Rusisë
Në vitin 1889, Krusheva kishte rreth 160 shtëpi shqiptare