Prishtinë 19 Janar 2026 08:17
Në shënim të 15 janarit, Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” organizoi një tubim përkujtimor në Zvicër.Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, delegacioni i Institutit për Personat e Zhdukur me Dhunë, i prirë nga Andin Hoti, familjarë të të zhdukurve me dhunë, si dhe përfaqësues të shoqatave të shumta nga Zvicra, Franca dhe Italia. Të pranishëm ishin gjithashtu motrat dhe vëllezërit arbëreshë.
Gjatë aktivitetit, Qendra ndau disa mirënjohje për personalitete dhe shoqata të veçanta që kanë mbështetur veprimtarinë dhe aktivitetet e saj ndër vite.
Fjalën kryesore në këtë tubim përkujtimor e mbajti kryetari i Qendrës, Bardhyl Mahmuti, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive dhe angazhimit të vazhdueshëm për zbardhjen e krimeve dhe drejtësinë për viktimat.

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales
Nata e katërt e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Zubin Potok, është Sali Mziu
Në mesin e 23 të zhvarrosurve në Zubin Potok konfirmohen edhe veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci
Shënohen dy viktima dhe shtatë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur gjakovar, Roland “Llolla” Kryeziu, një nga emrat e njohur të sportit në Gjakovë
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara