Prishtinë 17 janar 2026 11:23
Trupi gjykues i Gjykatës Speciale në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sipas vendimit, vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera.
Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit, të datës 16 janar 2026, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e masës për tre të akuzuarit, duke theksuar nevojën për të siguruar rrjedhshmërinë e procesit gjyqësor.
“Vendimi i fundit i rishikimit të paraburgimit të Hashim Thaçit u lëshua në dhjetor 2025, dhe rishikimi i ardhshëm pritet në shkurt 2026”, njofton Gjykata Speciale.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve