Prishtinë 07 janar 2026 15:36
Edhe pse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim një vit më parë për t’i hequr në mënyrë të njëanshme vizat për hyrje në Kosovë për shtetasit e Bosnjës dhe madje për t’i lejuar ata të hyjnë vetëm me letërnjoftim, problemet për qytetarët e Kosovës kur bëhet fjalë për hyrjen në Bosnjë-Hercegovinë vazhdojnë të jenë të pranishme, shkruan “Slobodna Bosna”.
Qytetarët e Kosovës jo vetëm që nuk mund të hyjnë në Bosnjë-Hercegovinë me letërnjoftim, por atyre u duhet të shkojnë në vendet fqinje – Mal të Zi, Maqedoni të Veriut apo Serbi – për të marrë viza për të hyrë në Bosnjë-Hercegovinë.
“Personat me dokumente udhëtimi të shënuara Republika e Kosovës mund të hyjnë në Bosnjë dhe Hercegovinë vetëm me një vizë të Bosnjë-Hercegovinës të marrë më parë. Ajo nuk vendoset në dokumentin e udhëtimit, por lëshohet në një formular të veçantë dhe sipas një procedure të veçantë”, ka deklaruar Policia Kufitare e Bosnjë-Hercegovinës.
Kompetencat për përpunimin e kërkesave për lëshimin e vizave për të hyrë në Bosnjë-Hercegovinë për shtetasit e Kosovës u janë caktuar misioneve diplomatike dhe konsullore të Bosnjës në Shkup, Podrgoricë e Beograd.
Shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.
I vetmi vend në rajon që nuk ka lejuar udhëtim të lirë për qytetarët e Kosovës është Bosnjë-Hercegovina.
Po ashtu qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, në zonën Shengen, pa viza që nga janari i vitit 2024.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve