Mitrovicë, 7 janar 2026
Niveli i turbullshmërisë në kanalin Ibër–Lepenc vazhdon të mbetet mbi kufijtë e lejuar për trajtim të sigurt të ujit, duke pamundësuar funksionimin e Impianteve për Trajtimin e Ujit të Pijes dhe, rrjedhimisht, furnizimin e rregullt me ujë për konsum.
Sipas njoftimit zyrtar të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në Mitrovicë, gjatë orëve të mbrëmjes është vërejtur një rënie e përkohshme e turbullshmërisë, çka ka nxitur përpjekje për rifillimin e procesit të trajtimit. Megjithatë, situata ka ndryshuar sërish, pasi niveli i turbullshmërisë ka shënuar rritje, duke e bërë të pamundur vazhdimin e trajtimit dhe shpërndarjes së ujit të pijes.
Si pasojë, furnizimi me ujë të pijes mbetet i ndërprerë. Autoritetet bëjnë të ditur se uji që eventualisht mund të arrijë në rrjet nuk duhet të përdoret për pije, por vetëm për qëllime higjienike dhe teknike, deri në një njoftim të radhës.
Ekipet përgjegjëse janë në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes dhe parametrave të ujit, ndërsa rifillimi i trajtimit do të bëhet menjëherë sapo kushtet teknike ta lejojnë. Konsumatorët do të informohen në kohë reale për çdo zhvillim të ri përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve