Prishtinë 06 janar 2025 16:37
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të shumta, lumenjtë në territorin e komunës së Gjakovës kanë shkaktuar vërshime. Siç bëhet e ditur, për menaxhimin e situatës tashmë është formuar Shtabi Lokal për Menaxhimin e Krizave, me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve përkatëse.
“Në disa lagje, si Dardania, Brekoci dhe Fshati i Gjelbër, janë kryer evakuime të familjeve të prekura. Për familjet që kanë nevojë për strehim, komuna po kujdeset duke i akomoduar përkohësisht në banesat sociale. Zjarrfikësit janë në terren gjatë gjithë kohës duke ndihmuar qytetarët, ndërsa kompania ‘Çabrati’ po merret me pastrimin e urave dhe zonave më problematike. Situata po monitorohet edhe nga Policia e Kosovës, e cila konfirmon se gjendja është nën kontroll dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se të gjitha ekipet emergjente janë në gjendje gatishmërie.
“24 orët e ardhshme pritet të jenë më të ndjeshme, prandaj apelojmë tek qytetarët: Të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet pranë lumenjve. Të jenë vigjilentë dhe për çdo problem të njoftojnë ekipet emergjente, Policinë apo Zjarrfikësit”, thuhet në njoftim.

22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve