Mitrovicë, 5 janar 2026 10:01
Të dhënat sipas projeksioneve aktuale për vitin 2025 tregojnë rritje të vazhdueshme, forcim të stabilitetit financiar dhe rezultate që flasin qartë për punën e bërë ndër vite në Ndërmarrjen “Iber Lepenci”
Të hyrat totale për vitin 2025, bazuar në të dhënat aktuale, arrijnë rreth 12.5 milionë euro, që përbën një nivel rekord për kompaninë.
Fitimi për vitin 2025, sipas performancës aktuale, është rreth 2 milionë euro, duke konfirmuar kalimin e plotë nga humbjet e mëdha të viteve të kaluara drejt fitimeve të qëndrueshme.
Në tri aktivitetet kryesore të gjenerimit të të hyrave janë shënuar rezultate rekord:
shitja e ujit të papërpunuar,
shitja e energjisë elektrike,
ujitja e tokës bujqësore.
Tani trendi është i qartë: rritje vjetore, menaxhim më efikas dhe fokus në përgjegjësi financiare.
Natyrisht, gjatë vitit ka pasur edhe sfida të vazhdueshme, veçanërisht rritja e sigurisë së infrastrukturës në veri, temperaturat ekstreme dhe mungesa e reshjeve gjatë verës, si dhe ndërtimi i urave në Mitrovicë, që ndikoi gjithashtu në uljen e rezultatit financiar të ndërmarrjes, pasi niveli i lumit Ibër duhej të ulej në minimum, gjë që pamundësoi prodhimin e energjisë elektrike.
Për vitin e ardhshëm janë paraparë objektiva edhe më ambicioze, investime të shumta në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe, më në fund, fillimi i projektit Lepenc.
N.P. “Ibar-Lepenc” Sh.A. vazhdon përpara, thuhet në komunikatën e drejtorit Faruk Mujka.

22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve