Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Zallq të komunës së Istogut, ku një vajzë e vogël ka humbur jetën pasi është mbytur në një pishinë familjare.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 19:40, policia është njoftuar për një rast në fshatin Zallq, komuna e Istogut. Një vajzë e mitur është gjetur pa ndjenja në një pishinë familjare dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete,” tha Gashi.
Prokurori është njoftuar për rastin dhe hetimet tashmë kanë filluar.
Fotografia është ilustruese.

Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante