Prishtinë, 2 janar 2026 21:20
Forcat e sigurisë në Iran kanë nisur të qëllojnë me mitraloz ndaj protestuesve, ndërsa trazirat po përshkallëzohen në qytete të ndryshme. Në Marvdasht, raportohet se të shtënat po vinin nga çatitë e një shkolle dhe një banke, ndërsa mediat iraniane flasin për viktima.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë video ku dëgjohen breshëri mitralozësh, ndërsa helikopterë patrullojnë mbi qytet dhe interneti është ndërprerë pjesërisht, duke vështirësuar komunikimin dhe raportimin e ngjarjeve.
Protestat në mbarë vendin po radikalizohen me shpejtësi. Deri më 3 janar, demonstratat dhe trazirat janë përhapur në të paktën 18 provinca, ndërsa përplasjet e armatosura raportohen gjithnjë e më shpesh në Fars, Lorestan, Chaharmahal dhe Bakhtiari.
Në qytetin Azna, protestuesit sulmuan një stacion policie, ku tre persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën. Aktualisht, qendrat e rezistencës ndodhen kryesisht në qytete më të vogla, por tensionet vazhdojnë të rriten.
Protestat nisën më 28 dhjetor në Teheran, pas rënies së rialit dhe rritjes së inflacionit në 52%, duke përkeqësuar gjendjen ekonomike të qytetarëve. Sipas agjencisë Reuters, këto janë protestat më të mëdha në Iran në tre vitet e fundit, që nga demonstratat e vitit 2022, të shkaktuara nga vrasja e 22-vjeçares Mahsa Amini nga policia e moralit.
Nga ana tjetër, Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur mbështetje për protestuesit që po përballen me shtypje brutale nga forcat e sigurisë në Iran.
Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, ai shkroi: “Jemi të armatosur, të pajisur me armë dhe gati për të filluar”, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u përgjigj duke thënë se Trump duhet të jetë “i kujdesshëm” nëse ai ndërhyn, duke paralajmëruar për kaos të mundshëm në të gjithë Lindjen e Mesme.
Të paktën tetë persona raportohet se janë vrarë në Iran.
Në postimin e së premtes në Truth Social, Trump shkroi: “Nëse Irani qëllon dhe vret me dhunë protestuesit paqësorë, gjë që është zakon i tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ndihmojnë.”
Në postimin e tij, presidenti amerikan nuk specifikoi se çfarë masash mund të ndërmarrë Uashingtoni kundër autoriteteve iraniane.
Në qershor, SHBA-të kryen sulme kundër centraleve bërthamore të Iranit me urdhër të Trump. Zyrtarët amerikanë më vonë argumentuan se sulmet kishin penguar ndjeshëm perspektivën e Teheranit për të ndërtuar një armë bërthamore – një pretendim i kundërshtuar nga Irani. Në shenjë hakmarrjeje, Irani nisi një sulm me raketa ndaj një baze të madhe ushtarake amerikane në Katar .
Protestat kanë qenë më të përhapurat që nga një kryengritje në vitin 2022 e shkaktuar nga vdekja gjatë paraburgimit e Mahsa Amini, një grua e re e akuzuar nga policia e moralit se nuk e mbante siç duhet vellon, por ato nuk kanë qenë në të njëjtën shkallë. Presidenti Masoud Pezeshkian ka thënë se do t’i dëgjojë “kërkesat legjitime” të protestuesve.
Por Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Mohammad Movahedi-Azad, paralajmëroi se çdo përpjekje për të krijuar paqëndrueshmëri do të përballet me një “përgjigje vendimtare”.

Trump hedh poshtë propozimin iranian: Nuk do ta heqim bllokadën detare pa marrëveshje bërthamore
Propaganda si armë lufte: Hulumtimi zbulon ndikimin e narrativave të Kremlinit tek ushtarët rusë
Iranianët i paraqesin SHBA-së një propozim të ri
I diplomuar për inxhinieri, Cole Tomas Allen është autori nga Kalifornia që qëlloi me armë në darkën e Presidentit Trump me gazetarët
Të shtëna me armë në darkën ku ndodhej Donald Trump
Trump jep urdhër: Qëlloni çdo anije që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit
Vendimet për burgim të përjetshëm, sinjal për forcimin e sistemit të drejtësisë
Specialja nuk e pranon raportin e organizatës britanike
Malisheva e mposht edhe Prishtinën si Dukagjinin, në fund të ndeshjes
Raportim 1998: Ushtarët dhe policët serbë me uniforma të UÇK-së vranë civilët shqiptarë