Prishtinë, 1 janar 2026 16:15
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se janë asgjësuar 19 mijë e 200 kilogramë mish pule, pas konstatimit të pranisë së bakterit Salmonella spp në një ngarkesë të importuar nga Polonia.
Sipas AUV-së, mishi i pulës ishte importuar nga kompania APETIT Sh.p.k. nga Vushtrria, ndërsa asgjësimi është bërë në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet e sigurisë ushqimore.
Komunikata:
Prishtinë, 31 dhjetor 2025
AUV asgjëson 19200 kg mish pule
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se, me kërkesë të kompanisë APETIT dhe në kuadër të kontrollit zyrtar të realizuar nga inspektorët e AUV-së, në një ngarkesë të mishit të pulës të importuar nga Polonia, nga kompania APETIT Sh.p.k., Vushtrri, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.
Menjëherë pas konstatimit të këtij rasti, sasia e përgjithshme prej 19,200 kg mish pule është asgjësuar, në përputhje të plotë me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon të monitorojë situatën me vëmendje të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me operatorët ekonomikë që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme.
AUV mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë ushqimore dhe në ofrimin e produkteve që janë në përputhje me standardet evropiane, për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë