Prishtinë, 31 dhjetor 2025 18:43
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se viti 2025 për Kosovën ishte vit, i forcimit të subjektivitet ndërkombëtar , por edhe me sfida.
Ajo në mesazhin me rastin e fundvitit ka thënë se Kosova gjatë këtij viti që po e lëmë pas qëndroi e palëkundur ndaj çdo përpjekje destabiluzuese.
“Ka qenë një vit që kemi forcuar edhe më shumë pozitën e vendit ton, kemi mbrojtur rendin kushtetues e interesin shtetëror, kemi vazhduar punën për të forcuar aleancat tona me partneret strategjik. Kosova qëndroi e palëkundur ndaj çdo përpjekje destabiluzuese, ndërsa brenda vendit vazhdon të ndërtojë një shoqëri të drejtë”, ka thënë Osmani.
Ajo përmendi edhe sfidat e vitit 2025, sidomos vonimin e formimit të institucioneve, por theksoi se poashtu u dëshmua forca e demokracisë së qytetarëve
“Ishte një vit sfidues, sidomos me vonesat me themelimin e institucioneve, por ishte vit poashtu që nga forcuar të ecim përpara. Ishte vit ku u dëshmuar forca e demokracisë dhe qytetarëve tanë, punëtorëve, policëve, mjekëve, ushtarakëve..”, tha ajo
Ajo ka thënë se në vitin 2026, Kosova hynë me synime të qarta, ku ka theksuar sigurinë e vendin, forcimin, zhvillimin e integrimin.

Nga jeta në zhdukje – rrëfimi për 23 civilët e vrarë dhe groposur fshehtas
Koci: Edhe një qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe
Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin-Potok
Varroset Isuf Hoxha, iu gjetën mbetjet mortore pas 27 vjetësh
Kurti i bën thirrje SHBA-së dhe BE-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kamberi: Serbia po i mohon krimet e kryera në Kosovë, kemi propozuar projekt-rezolutë për verifikimin e tyre