Prishtinë 30 dhjetor 2025 12:32
Prokuroria Speciale e Kosovës bër të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj B.T., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, gjatë luftës në Kosovë.
Sipas aktakuzës, i pandehuri B.T., në cilësinë e gardianit të Burgut të Prishtinës dhe objektit paralel në Lipjan, në bashkëkryerje me gardianë të tjerë, gjatë periudhës 1998–1999, ka vepruar me dashje duke shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare gjatë konfliktit të armatosur.
Prokuroria vlerëson se ekziston dyshim i bazuar mirë se B.T. dhe bashkëpunëtorët e tij kanë maltretuar në mënyrë sistematike të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në forma çnjerëzore me mjete të ndryshme, përfshirë shkopinj gome, shufra metalike, si dhe përmes shqelmave e grushteve deri në alivanosje, duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe dhunë psikike.
Aktakuza thekson se të burgosurit janë lënë pa ushqim për ditë të tëra, janë kanosur seriozisht për jetën e tyre dhe, si pasojë e rrahjeve të vazhdueshme dhe trajtimit çnjerëzor, kanë pësuar gjendje të vazhdueshme frike dhe ankthi.
Këto veprime, sipas Prokurorisë Speciale, përbëjnë shkelje të rënda të ligjeve vendore, zakoneve të luftës, si dhe të Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve të tyre Shtesë.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë