Prishtinë, 31 dhjetor 2025 09:41
Ish-gjyqtarja hetuese serbe, Danica Marinkoviç, duket se nuk ka lënë asnjë mundësi për të denigruar historinë dhe për të relativizuar njërën ndër masakrat më të rënda të periudhës së luftës në Kosovë, atë të Raçakut.
Në një deklaratë të fundit për mediat, ajo sulmoi aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës kundër 21 personave për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë, duke e quajtur të motivuar politikisht dhe “një sajesë” për të frikësuar serbët.
“Kjo është një shfaqje, sajesë. Nuk kanë asgjë tjetër, tani po shpikin. Kë do të mund të akuzojnë ata për krim lufte në Raçak, kur dihet e vërteta, e cila nuk u përshtatet dhe nuk e pranojnë. Krijojnë versione të ndryshme, shfaqje të ndryshme me aktakuza. Kanë mbështetje nga Perëndimi, Amerika dhe Evropa,” tha ajo, duke injoruar plotësisht faktet ndërkombëtare dhe provat dokumentare.
Marinkoviç vazhdoi duke mohuar legjitimitetin e një procesi gjyqësor dhe duke pretenduar se të gjitha aktakuzat janë të pasakta: “Do të gjejnë dëshmitarë të rremë. Çfarë provash për Raçakun mund të ofrojnë ata? Nuk kanë asnjë provë. Ne, pala serbe, kemi provat për atë që ka ndodhur”.
Pretendimet e Marinkoviç se gratë dhe fëmijët u ndanë dhe burrat u ekzekutuan janë gjithashtu të pasakta sipas saj: “Gratë, fëmijët dhe civilët e braktisën fshatin, ku mbetën vetëm terroristët, të cilët e ruanin, gërmonin transe, kryenin sulme terroriste në atë zonë, vrisnin policë, civilë, shqiptarë dhe serbë. Gjithçka që është përmendur është shpikje dhe nuk është mbështetur nga asnjë provë.”
Ajo shtoi se gjatë hetimeve serbe u gjetën 40 kufoma që, sipas saj, ishin pjesëtarë të “bandës terroriste”, së bashku me një ton armë, plane dhe lista, duke e paraqitur ngjarjen si operacion kundër terroristëve, dhe jo si masakër ndaj civilëve. Marinkoviç e përshkroi më tej UÇK-në si organizatë armike që synonte përzënien e serbëve dhe krijimin e shtetit të Kosovës: “E përbërë nga shqiptarë të trajnuar dhe të armatosur deri në dhëmb, që kryenin aksione terroriste. Kjo është një organizatë armike, që vriste policë, civilë shqiptarë dhe serbë.”
Por këto pretendime bien ndesh me dokumentacionin ndërkombëtar. Në janar të vitit 1999, në fshatin Raçak humbën jetën 45 shqiptarë, ngjarje kjo që shërbeu si shkak për bombardimet e NATO-s. Kreu i misionit verifikues të OSBE-së, ëilliam ëalker, e konsideroi menjëherë një krim lufte, ndërsa eksperti finlandez, Helen Rante, konfirmoi me autopsi se viktimat u qëlluan me armë zjarri. Edhe pse disa vite më vonë disa ekspertë finlandezë hodhën dyshime mbi raportin e Rante, nuk ka asnjë provë që mohon vrasjen e civilëve të pambrojtur.
Duke përdorur deklarata të tilla, Marinkoviç vazhdon të promovojë një narrativ të frikshëm të mohimit të krimeve të luftës dhe të relativizimit të dhimbjes së viktimave, duke sfiduar të vërtetën historike dhe kujtesën e masakrës së Raçakut.

Vendimet për burgim të përjetshëm, sinjal për forcimin e sistemit të drejtësisë
Specialja nuk e pranon raportin e organizatës britanike
Raportim 1998: Ushtarët dhe policët serbë me uniforma të UÇK-së vranë civilët shqiptarë
Nënshkruhet marrëveshja për rindërtimim e Xhamisë së Ibrit në Mitrovicë, e cila u shkatërrua gjatë luftës në Kosovë
MBPZHR-ja njofton programin e pagesave për kultivuesit, këto prodhime do të subvencionohen
Përkujtohe Masakra e Studimes, kërkohet drejtësi për krimet e luftës
Malisheva e mposht edhe Prishtinën si Dukagjinin, në fund të ndeshjes