Prishtinë 29 Dhjetor 2025 15:14
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust) ka regjistruar një fitim bruto prej 312 milionë euro, deri më 24 dhjetor të këtij viti.
Trusti ka njoftuar se për vitin 2024 kthimi bruto nga investimet ishte 244 milionë euro. Në njoftimin e Trustit është thënë se për dy vjet janë akumuluar kthim bruto nga investimet prej 566 milionë euro.
“Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës deri më 24 dhjetor 2025 e ka akumuluar një kthim bruto nga investimet prej 312 milionë euro për këtë vit. Meqë për vitin 2024 kthimi bruto nga investimet ishte rreth 244 milionë euro, rezulton se vetëm në dy vjetët e fundit FKPK-ja ka akumuluar kthim bruto nga investimet prej rreth 556 milionë euro. Ky njëkohësisht ishte viti i 21-të, nga gjithsej 24 vjet të operimit të FKPK-së, që institucioni arrin kthim vjetor pozitiv nga investimet. Llogaritur në tërësi, kthimi i akumuluar bruto, prej themelimit e deri në këtë datë të raportimit ka arritur në rreth 1.3 miliardë euro. Arkëtimi i kontributeve të reja në 2025-shin, aktualisht në vlerë prej 354 milionë euro, pasqyron një ngritje solide, si në vlerë nominale (prej +36 milionë euro) ashtu edhe në përqindje, prej 12%, nga viti paraprak”, është njoftuar nga Trusti.

Komisioni për të Zhdukurit: Dyshimet e lidhin varrezën në Kalludër me 23 intelektualët e Mitrovicës
Prokuroria Speciale: Dyshohet për mbetje mortore në Jabukë të Zubin Potokut
Nga jeta në zhdukje – rrëfimi për 23 civilët e vrarë dhe groposur fshehtas
Koci: Edhe një qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe
Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin-Potok
Sveçla: Serbia refuzon të tregojë varret masive dhe ndëshkon ata që flasin
Koci: Sa herë ka hetime për krime lufte në Kosovë, ka arrestime në Serbi