Prishtinë, 29 dhjetor 2025
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), nën udhëheqjen e guvernatorit Ahmet Ismaili, ka prezantuar të dhënat kryesore mbi punën dhe aktivitetin ekonomik të vendit, duke theksuar trendet pozitive në rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar. Sipas vlerësimeve të BQK-së, ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2025 ka shënuar rritje prej 3.9 për qind, e nxitur kryesisht nga konsumi, rritja e eksporteve dhe flukset e qëndrueshme të remitencave.
Për vitin 2026, parashikimet janë edhe më optimiste, me një rritje ekonomike të pritshme prej 4.1 për qind, që reflekton pritjet për përmirësim të aktivitetit ekonomik dhe vazhdim të investimeve.
Një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit vazhdojnë ta kenë remitencat, të cilat pritet të arrijnë vlerën prej 1.4 miliardë euro deri në mbyllje të vitit, duke mbetur një burim kyç i mbështetjes për konsumin dhe stabilitetin financiar. BQK-ja vlerëson se edhe investimet e huaja direkte janë në rritje.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve