Prishtinë, 27 dhjetor 2025 19:49
Kompania për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO, u ka bërë apel qytetarëve që të përdorin energjinë elektrike me kujdes dhe të kontribuojnë në uljen e konsumit, duke theksuar se ditët e fundit është shënuar rritje e ndjeshme e shpenzimit të energjisë, çka ka krijuar ngarkesë në sistem.
Sipas KESCO-s, ruajtja e stabilitetit të furnizimit me energji është thelbësore jo vetëm për nevojat e përditshme të qytetarëve, por edhe për funksionimin normal të proceseve të rëndësishme shtetërore, përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve nacionale.
Kompania ka njoftuar gjithashtu se ka ndërmarrë masa shtesë për të përballuar situatën, duke forcuar kapacitetet operative dhe duke rritur stafin në Qendrën e Thirrjeve, me qëllim që konsumatorët të marrin përgjigje sa më të shpejtë.
“Në rastet e ndërprerjeve më të mëdha, thirrjet janë të shumta dhe kërkohet mirëkuptim për kohën e pritjes”, thuhet në njoftim.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve