Prishtinë 24 Dhjetor 2025 13:27
Kosova dhe Serbia duhet t’i “normalizojnë” marrëdhëniet, tha të mërkurën për AFP kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, disa ditë përpara zgjedhjeve legjislative, në të cilat ai synon ta zgjasë mandatin e tij me mbështetje më të fortë.
“Ne duhet t’i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë,” tha Kurti. “Por normalizimi i marrëdhënieve me një regjim autoritar fqinj që nuk të njeh dhe që gjithashtu nuk i pranon krimet e kryera gjatë luftës, është mjaft i vështirë,” shtoi ai për AFP.
Tensionet mes dy fqinjëve janë rregullisht të larta dhe një shpërthim i ri i trazirave do t’i jepte Rusisë mjete për ta destabilizuar vendin e tij.
“Ne kemi një marrëveshje për normalizim,” tha Kurti, duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në vitin 2023.
“Duhet ta zbatojmë atë, gjë që nënkupton njohje reciproke mes shteteve, të paktën njohje de facto.”
Por për të rifilluar dialogun, Serbia “duhet ta dorëzojë Milan Radoiçiçin,” një serb i akuzuar për planifikimin e një sulmi në veri të Kosovës në vitin 2023, pohoi Kurti, duke shpresuar që “BE-ja, Franca dhe Gjermania do të ushtrojnë presion” mbi Beogradin që ta bëjë këtë.
Hija ruse, marrëdhëniet me SHBA-në
Hija e Rusisë rëndon gjithashtu mbi marrëdhëniet me Serbinë, e cila nuk i ka shkëputur kurrë lidhjet me Moskën dhe nga e cila varet për nevojat energjetike.
“Ka shumë lidhje” mes dy vendeve, tha Kurti, dhe nëse Rusia do të vendoste ta destabilizonte rajonin, “në marshimin e saj drejt Evropës Perëndimore, ajo mund të llogarisë te Serbia si aleate. Dhe kjo është shqetësuese për vendin tonë. Por ne po punojmë me partnerët tanë për ta parandaluar këtë.”
Kosova, e cila shpreson t’i bashkohet NATO-s, ka forcuar gjithashtu marrëdhëniet me Uashingtonin muajt e fundit, duke hequr tarifat për produktet amerikane dhe duke rënë dakord të pranojë deri në 50 migrantë nga vende të treta të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara. Deri tani, vetëm një ka mbërritur.
“Nuk po kërkojmë asnjë ndihmë financiare në këmbim,” theksoi Kurti. “Ne po e bëjmë këtë për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara, që janë partner, aleat, mik,” shtoi Kurti, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e marrëveshjeve të ngjashme me vendet evropiane.
Ai foli edhe për zgjedhje. “Na duhet një fitore vendimtare. Në shkurt fituam 42.3 për qind, dhe këtë herë duam të tejkalojmë 50 për qind,” tha ai.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit