Prishtinë 23 Dhjetor 2025 14:32
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se me gjatë takimit me zëvendëssekretarin e Shtetit të ShBA-së, Christopher Landau kanë diskutuar për rikthimin e dialogut strategjik.
Në një video në rrjete sociale, Osmani ka thënë po ashtu se me Landaun kanë diskutuar edhe për një sërë çështjesh që lidhen me bashkëpunimin dypalësh, sigurinë, paqen, ekonominë dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.
Ajo foli edhe për nënshkrimin e ligjit nga presidenti amerikan, Donald Trump, në të cilin përfshihet edhe Republika e Kosovës, e i cili parashikon mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, duke përjashtuar ndryshimet e kufijve, dhe përcakton që dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke.
“Diskutuam edhe për një sërë çështjesh tjera për të cilat është e domosdoshme që të kemi koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm me SHBA-në si aleati ynë më i rëndësishëm strategjik dhe në të njëjtën kohë hapat përpara dhe veprimet që duhet t’i ndërmarrim në mënyrë që dialogu strategjik me SHBA të rikthehet”, tha ajo pas takimit me zëvendëssekretarin amerikan.
Në takimin me zëvendëssekretarin, presidentja Osmani ka theksuar gjithashtu mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për rritjen e investimeve strategjike në sektorin ekonomik. Ajo ka nënvizuar nevojën për koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm me SHBA-në si aleat strategjik dhe ka shprehur besimin e plotë në administratën e Presidentit Trump.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve