Prishtinë 23 Dhjetor 2025. 10:02
Me iniciativë të Odës Ekonomike të Kosovës, sot është themeluar zyrtarisht Forumi i Sektorit Privat në Republikën e Kosovës, si një mekanizëm i përbashkët bashkëpunimi ndërmjet organizatave përfaqësuese të biznesit në vend.
OEK njofton se Forumi synon unifikimin e qëndrimeve të sektorit privat, forcimin e dialogut me institucionet publike dhe avokimin për krijimin e një klime më të favorshme për biznesin, investimet dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Krahas përfaqësimit të interesave të bizneseve vendore, Forumi përfshin edhe organizata që përfaqësojnë interesat tregtare dhe investuese të huaja në Kosovë, duke promovuar koordinim më të mirë ndërmjet sektorit privat vendas dhe atij ndërkombëtar, si dhe forcimin e rolit të Kosovës në ekonominë rajonale dhe globale.
Sipas OEK< i ndërtuar mbi parimet e transparencës, përfaqësimit dhe funksionimit të rregullt institucional, Forumi shërben si një platformë e strukturuar për koordinim, avokim dhe trajtim të çështjeve me interes të përbashkët ekonomik. Veprimtaria e tij rregullohet përmes Rregullores së Punës, e cila përcakton anëtarësinë, organet drejtuese, kryesimin rotativ, Sekretariatin dhe organizimin e takimeve. Forumi udhëhiqet nga Këshilli i Forumit, i përbërë nga përfaqësues të autorizuar të organizatave anëtare, përfshirë: Odën Ekonomike të Kosovës, Zyrën Tregtare të Austrisë, Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Këshillin e Investitorëve Evropianë, Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, Odën Sllovene të Bizneseve në Kosovë, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, si dhe Klubin e Biznesit. Këshilli përcakton prioritetet e avokimit, miraton qëndrimet e përbashkëta dhe zgjedh udhëheqjen e Forumit. Kryesimi realizohet në mënyrë rotative me mandat njëvjeçar, duke garantuar përfaqësim të barabartë dhe vazhdimësi institucionale, ndërsa organizata kryesuese ushtron edhe funksionin e Sekretariatit. Forumi i Sektorit Privat në Kosovë synon të shndërrohet në zërin e unifikuar të komunitetit të biznesit, vendor dhe ndërkombëtar, si dhe në një partner konstruktiv të institucioneve publike në avancimin e reformave, rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, thekson OEK.

Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset
27 vite në pritje të së vërtetës, familja merr konfirmimin për Idriz Rrecajn
Kurti: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales