Prishtinë, 04 Korrik 2025
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 249-vjetorin e pavarësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se Kosova është mirënjohëse për partneritetin që ka me SHBA-në.
“Sot, në ditën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës hyjnë në vitin e 250-të të ekzistencës së tyre, i uroj presidentit Donald J. Trump dhe të gjithë popullit të SHBA-së gëzuar Ditën e Pavarësisë! Në një kohë kur po rrezikohet gjithnjë e më shumë paqja dhe siguria ndërkombëtare, idealet e shprehura në Deklaratën e vitit 1776, ato të lirisë, barazisë dhe demokracisë, janë po aq të rëndësishme sot sa ishin para 249 vjetëve, jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën”.
“Jemi mirënjohës për miqësinë dhe krenarë për bashkëpunimin e patneritetin ndërmjet Republikës sonë dhe SHBA-së në mbrojtjen e po atyre idealeve. Zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetja për Ukrainën kundër agresionit rus dhe strehimi i refugjatëve afganë dhe qytetarëve të vendeve të tjera në territorin e Kosovës, janë vetëm disa nga fushat në të cilat bashkërendimi i prioriteteve tona ka shënuar, dhe vazhdon të shënojë, progres të jashtëzakonshëm, si asnjëherë më parë”.
“Në emër të Republikës së Kosovës, gëzuar ditëlindjen e 249-të SHBA-së dhe të gjithë amerikanëve! Qoftë e përhershme aleanca e dy shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj