Prishtinë, 04 Korrik 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar situatën e bllokadës për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se votimi i fshehtë është i mundur nëse arrihet konsensus ndërmjet deputetëve për këtë formë të votimit.
“Konstatimi i ekipit tim ligjor, me të cilin unë pajtohem, është që në qoftë se lexohet në tërësi aktgjykimi, votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi. Megjithatë për të kërkohet konsensusi i deputetëve. Kjo nënkupton që duhet të ketë vendim të seancës para se të shkohet te një mënyrë e tillë”, deklaroi Osmani, pas ceremonisë së betimit të kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Tutje e para e shtetit paralajmëroi pasoja juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve, siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese.
“Planifikoj në qoftë se nuk ka konstituim të Kuvendit shumë shpejt që t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për sqarim lidhur me atë se çfarë pas 30 ditësh. Sepse duhet të sqarohet se cila është pasoja juridike e mos kryerjes së detyrimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh, sepse duhet të ketë pasoja juridike. Do të flas më gjatë kur t’i përfundojë takimet me partitë politike lidhur edhe me përmbajtjen e takimeve por edhe lidhur me planet që i kemi gjatë ditëve në vijim. Nuk mund të presim që gjykata të thotë: mirë, pas 30 ditësh vazhdoni njësoj, takohuni çdo dy ditë dhe mos bëni asgjë. Nuk pres që do të ketë diçka të tillë”, shtoi Osmani.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj