Bruksel, 04 Korrik 2025
Bashkimi Evropian është i shqetësuar lidhur me raportimet se disa nga të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë janë parë gjatë protestës së mbajtur të shtunën e kaluar në Beograd.
Zyrtarët e Brukselit shprehin gjithashtu shqetësim për mungesën e progresit në llogaridhënien për sulmin e shtatorit 2023, duke theksuar se autoritetet e Beogradit po vonojnë në ndjekjen penale të përgjegjësve.
“Ne presim që Serbia, në përputhje me angazhimet e marra ndaj Bashkimit Evropian, të ndërmarrë urgjentisht të gjitha hapat e nevojshëm për të ndjekur penalisht dhe për të sjellë para drejtësisë autorët e dyshuar të këtij krimi të rëndë që gjenden në Serbi. Po ashtu, të sigurojë bashkëpunim të plotë në hetimin e këtyre sulmeve”, thuhet në një deklaratë nga Zyra për Shtyp e BE-së.
Autoritetet zyrtare në Prishtinë kanë bërë të ditur se disa nga personat e akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për sulmin në Banjskë janë parë më 28 qershor, duke marrë pjesë si roje sigurie para Presidencës serbe gjatë protestave të studentëve.
Ndërkohë që këta persona nuk përballen me asnjë akuzë në Serbi, autoritetet serbe vazhdojnë të mbajnë të arrestuar ish-policin kosovar, Arbnor Spahiu, pikërisht lidhur me ngjarjet e Banjskës.
Zyrtarët e BE-së konfirmojnë se po e ndjekin nga afër rastin e tij dhe vazhdojnë të kërkojnë një proces të rregullt dhe të drejtë gjyqësor. Ata rikujtojnë se, sipas marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, procedurat penale për vepra të kryera në territorin e Kosovës, në parim, duhet të zhvillohen para gjykatave të Kosovës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj