Prishtinë, 21 dhjetor 2025 21:37
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Moska zyrtare në vazhdimësi ka provokuar në hapësirat ajrore të shteteve anëtare të NATO-s.
Në Poloni në disa raste janë parë dronë rusë, dhe e njëjta ka ndodhur në disa prej shteteve të tjera evropiane, gjithashtu pjesë të aleancës veri-atlantike.
Kryetari i Këshillit Drejtues në Qendrën për Studime dhe Siguri në Ukrainë, Vadim Chernysh, thotë për Tëvë1 se edhe Serbia po përdor metoda të ngjashme me Rusinë.
Si shembull ai merr tentimin e Serbisë për ta aneksuar veriun e Kosovës, në sulmin e 24 shtatorit 2024 në Banjskë të Zveçanit.
“Testim, testim gjatë gjithë kohës. Pra, Rusia ka dy qëllime. Të testojë udhëheqjen politike për të parë nëse është e gatshme të marrë vendime të shpejta dhe vendimtare, dhe strukturat ushtarake poashtu. Pra të shoh nëse mbrojtja e atyre vendeve është efektive apo jo, dhe kjo është pjesë e luftës hibride. Ata kombinojnë mjete ushtarake dhe jo-ushtarake, dhe njëkohësisht ushtrojnë presion mbi qeveritë dhe popullsinë e vendeve perëndimore. E di që rasti i Banjskës ishte një lloj veprimi i mbështetur nga shteti, por në të njëjtën kohë ata përdorën mohimin e besueshëm. Me këtë nënkuptoj parimet e mohimit të besueshëm të qeverisë serbe, pikërisht ashtu siç bëri Rusia shumë vite përpara pushtimit të saj të Ukrainës”, thotë ai.
Sipas tij, Kosovën dhe disa shtete të tjera të BE-së, Rusia i sheh më shumë si teatër.
“Dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, Evropa shihet nga Rusia si një teatër i vetëm, jo veçmas Kosova, Holanda, Ukraina, e kështu me radhë. Por disa qeveri brenda Evropës e shohin këtë si pjesë të ndryshme të së njëjtës histori, apo madje si histori krejtësisht të ndryshme. Kjo nuk është e vërtetë. Faleminderit për interesimin tuaj”, shprehet Chernysh.
Ndërkaq, sipas Yevhen Mahda, drejtor në Instituin për Politika Botërore në Ukrainë nuk pritet të përfundoj në një të ardhme të afërt.
“Më shumë se një luftë në shkallë të plotë në Ukrainë do të vazhdojë për më shumë se 45 muaj, deri në shkurt 2024 ose 2022. Më shumë se 90% e politikanëve perëndimorë, gazetarëve dhe ekspertëve në Kosovë kanë parashikuar një fitore shumë të shpejtë për Pragën, por kjo është e pamundur. Lufta jonë vazhdon dhe mendoj se në Kosovë mund ta kuptoni”, thotë ai.
Një shqetësim se Rusia mund të zgjeron luftën edhe në vendet Evropiane, e ka ngritur edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte i cili në takimin me ministrat e Jashtëm në Bruksel, ka thënë se pas Ukrainës, NATO do të jetë caku i Rusisë për të krijuar luftë të re.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit