Prishtinë, 19 dhjetor 2025 19:13
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka thënë se Ligji për politikën e mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), jep mesazh që Ballkani Perëndimor e në veçanti Kosova janë në vijë me interesat gjeopolitike dhe strategjike të SHBA-së.
Në një intervistë ne emisionin “60 Minuta” ai ka thënë se dokumenti i nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump, u jep mesazh të qartë Rusisë, Kinës e shteteve që kanë aspirata detabilizuese në Ballkanin Perëndimor, duke i kufizuar që të veprojnë drejt destabilizimit.
“Ky dokument jep mesazh të qartë, mesazh te Rusia dhe Kina, por edhe të shtetet që kanë aspirata destabilizuese këtu në rajonin e Ballkanit Perëndimor, u jep mesazh të qartë që Ballkani Perëndimor është në vijë me interesat gjeopolitike dhe gjeostrategjike dhe për këtë arsye i kufizon dhe i parandalon që të veprojnë më tutje drejt ndikimit të këtyre faktorëve në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Kastrati.
Sipas tij dokumenti tregon që SHBA-ja nuk do të tërhiqet nga Kosova.
“Edhe pse shumë njerëz, shumë analistë kanë thënë që është një rrezik i madh që Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga Kosova dhe Ballkani Perëndimor, kjo e tregon të kundërtën, se Ballkani Perëndimor dhe në veçanti Kosova janë në vijë me interesat gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Shteteve të Bashkuara”, ka theksuar Kastrati.Sipas tij me këtë Ligj, Kosova më së largu në vitin 2027 do të marrë sinjale pozitive për anëtarësim në NATO.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit