Prishtinë, 19 dhjetor 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se zhvillimi ekonomik dhe institucional i vendit është rezultat i drejtpërdrejtë i luftimit të krimit dhe korrupsionit, duke prezantuar disa nga investimet dhe arritjet kryesore të mandatit qeveritar.
Sipas Kurtit, Qeveria do të investojë 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malishevë–Kijevë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor për lidhjen dhe zhvillimin e kësaj zone. Paralelisht, Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e nënstacionit energjetik për Malishevën, në vlerë prej 6.7 milionë euro.
Ai ka theksuar se këto investime nuk janë të izoluara, por pjesë e një procesi të zhvillimit të gjithmbarshëm që po shtrihet në të gjitha komunat e Kosovës gjatë këtij mandati qeveritar.
“Krejt këto investime, për Malishevën e kudo në Kosovë, janë rrjedhshmëri e zhvillimit të gjithmbarshëm në këtë mandat qeveritar. Progresi është i mundur kur e luftojmë krimin dhe korrupsionin,” ka deklaruar Kurti.
Kryeministri në detyrë ka vënë në pah edhe përmirësimet në tregun e punës, duke theksuar se numri i të punësuarve është rritur nga 350 mijë në 435 mijë persona, ndërsa shkalla e papunësisë ka rënë nga 26 për qind në më pak se 11 për qind.
Në këtë kontekst, Kurti ka shtuar se arsimi po lidhet gjithnjë e më shumë me tregun e punës, me synimin që çdo diplomë shkollore të shoqërohet me mundësi reale punësimi.
Duke folur për situatën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, ai ka theksuar se në veri të vendit janë mbyllur 29 rrugë ilegale, janë shuar komunat dhe zyrat paralele, është ndalur përdorimi i dinarit si dhe është ndërprerë prodhimi ilegal i kriptovalutave.
“Çdo cep i shtetit frymon ndryshe në katërvjeçarin e fundit,” ka theksuar Kurti, duke shtuar se Qeveria synon të vazhdojë në të njëjtin drejtim edhe pas 28 dhjetorit, për më shumë siguri dhe begati për të gjithë qytetarët e Kosovës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit