Prishtinë 15 Dhjetor 2025 10:10
Analisti serb, Dushan Janjiq, ka folur në një intervistë për RTK-në për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për asociacionin. Janjiq thotë se Serbia de fakto e ka njohur Kosovën, por që me sulmin në Banjskë ka rrënuar gjithçka. Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Janjiq deklaron se ai ishte ofruar keq.
Dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë ka humbur përmbajtjen politike dhe është reduktuar në takime formale pa rezultate, vlerëson për RTK analisti politik Dushan Janjiq. Edhe pse, sipas tij, dialogu është thelbësisht i bllokuar, në marrëdhëniet e Serbisë ndaj Kosovës shumë çështje kyçe tashmë janë faktikisht të zgjidhura.
“Në këtë proces, Serbia e ka njohur de facto Kosovën. Kjo është e përfshirë në marrëveshje dhe në dokumente. Narrativi për ‘mosnjohjen’ shërben vetëm për përdorim të brendshëm. Beogradi nuk ka më çfarë të ofrojë, me sulmin në Banjskë gjithçka është dorëzuar”, tha Janjiq.
Megjithatë, sipas Janjiqit, problemet kyçe politike mbeten të pazgjidhura. Ai vlerëson se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është vendosur gabimisht që në fillim dhe nuk mund të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme.
“Asociacioni i komunave me shumicë serbe, në këtë formë, nuk është i realizueshëm. Kosova tashmë është e decentralizuar dhe modeli etnik përfaqëson një dështim politik. Pa status institucional të qartë dhe mbrojtje reale të të drejtave të komunitetit serb, Kosova nuk ka një rrugë serioze drejt Këshillit të Evropës. Ekzistojnë modele, madje edhe Kurti ka përmendur modelin kroat si të pranueshëm për vetëqeverisjen e pakicave”, theksoi Janjiq.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë