Prishtinë, 15 dhjetor 2025 08:36
Helmimi masiv i nxënësve shqiptarë në fillim të viteve ’90 në Kosovë mbetet një nga krimet më të rënda dhe më pak të ndriçuara të regjimit serb.
Ky akt i dhunës shtetërore ndaj fëmijëve dhe të rinjve nuk ishte vetëm sulm ndaj shëndetit dhe jetës së tyre, por edhe një paralajmërim i qartë i përshkallëzimit të represionit që më pas do të çonte drejt luftës në Kosovë.
Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës ka nisur dokumentimin institucional të helmimeve të nxënësve shqiptarë në Kosovë gjatë viteve 1990–1992, një kapitull që për dekada ka mbetur jashtë trajtimit të mirëfilltë shtetëror.Drejtori ekzekutiv i IKKL-së, Atdhe Hetemi, ka folur për këtë çështje, ku ka shpjeguar procesin e mbledhjes së dëshmive, dokumentimin institucional të helmimeve dhe pasojat e thella që kjo ngjarje ka lënë në shoqërinë kosovare deri më sot.Sipas Hetemit, kjo temë është vënë në fokus përmes forumit të dytë “Zâ n’Kujtesë”, pikërisht për shkak të mungesës së dokumentimit ndër vite.“Është e dhimbshme që si shoqëri nuk kemi arritur t’i dokumentojmë krimet e kryera në periudhat më të hershme,” ka deklaruar Hetemi për Telegrafi.Ai ka theksuar se ligji i jep institutit mandat për të dokumentuar jo vetëm krimet e viteve 1998–1999, por edhe krimet që i kanë paraprirë luftës.
“Ligjvënësit i kanë dhënë institutit mandat që të dokumentojë edhe krimet që kanë shtrirë deri te lufta, pa një kufizim strikt kohor,” u shpreh ai.
Sipas Hetemit, helmimet e nxënësve janë një temë për të cilën gjeneratat e reja dinë shumë pak, ndërsa viktimat dhe familjarët e tyre kanë ndjerë mungesë të përfshirjes institucionale për më shumë se tri dekada.
“Për shumë viktima, kjo është iniciativa e parë serioze institucionale që merret me këtë çështje,” tha ai.
Sipas tij IKKL synon që përmes dokumentimit profesional dhe të verifikueshëm, këto ngjarje të bëhen pjesë e arkivit shtetëror dhe e kujtesës kolektive të Kosovës.

Prokuroria Speciale: Dyshohet për mbetje mortore në Jabukë të Zubin Potokut
Nga jeta në zhdukje – rrëfimi për 23 civilët e vrarë dhe groposur fshehtas
Koci: Edhe një qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe
Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin-Potok
Varroset Isuf Hoxha, iu gjetën mbetjet mortore pas 27 vjetësh
Sveçla: Serbia refuzon të tregojë varret masive dhe ndëshkon ata që flasin
Koci: Sa herë ka hetime për krime lufte në Kosovë, ka arrestime në Serbi
Islami: Serbia po përdor arrestimet për të barazuar viktimën me kriminelin