Prishtinë 14 Dhjetor 2025 16:25
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule të freskëta në kompleksin në Marinë, në përvjetorin e rënies së Mujë Krasniqit, Beqir Gashit dhe 39 dëshmorëve të tjerë.
Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit, theksohet se Mujë Krasniqi, Komandant i Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës, së bashku me 40 ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ranë në pritë në Pashtrik, teksa po ktheheshin nga Shqipëria për në Kosovë.
“Të ngarkuar me armë dhe municione, ata u përballën me trupat serbe, duke luftuar në Likenet e Hasit, në Gorozhup të Pashtrikut. Lavdi jetës e veprës së Mujë Krasniqit, Beqir Gashit dhe gjithë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante