Jerusalim 14 Dhjetor 2025 10:58
Në ambientet e Ambasadës në Jerusalem u zhvillua një tjetër aktivitet në kuadër të serisë së promovimeve letrare “Kosova në Izrael”. Me këtë rast, patëm kënaqësinë të prezantojmë librin fotografik “Kosova në 100 fotografi” të autores Elona Gjata, një botim me vlera të veçanta artistike dhe dokumentare.
Libri “Kosova në 100 fotografi” synon promovimin e trashëgimisë kulturore dhe historike të Republikës së Kosovës. Përmes imazheve të përzgjedhura me kujdes, ai vë në fokus ngjarje, vende dhe objekte që lidhen ngushtë me identitetin kombëtar dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Kujtesa fotografike e këtij botimi dëshmon mënyrën se si traditat, memoria historike dhe kultura janë ruajtur ndër dekada, përkundër tranzicioneve të shumta politiko-shoqërore, si dhe pasqyron transformimet e ndodhura pas luftës së viteve 1998–1999 dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Një rëndësi e veçantë gjatë aktivitetit iu kushtua edhe broshave artizanale, të punuara nga gratë – viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Këto brosha, të realizuara me përkushtim dhe dinjitet, përfaqësojnë një simbol të fuqishëm të qëndrueshmërisë, shpresës dhe forcës së tyre. Mysafirëve të pranishëm iu dhurua nga një broshe, si shenjë respekti, solidariteti dhe kujtese për vuajtjet e përjetuara, por edhe për guximin dhe dinjitetin e grave që vazhdojnë të kontribuojnë në shoqëri.
Diskutimi rreth librit u moderua nga profesori Yehuda Hamovitz, i cili gjatë mbrëmjes prezantoi gjithashtu shoqatën KIFF (Kosovo Israel Friendship Foundation), të cilën ai e ka themeluar për të mbështetur forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet popullit të Kosovës dhe atij izraelit.

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës