Prishtinë, 14 dhjetor 2025 10:23
Plisi, kjo kreshtë e bardhë shekullore e shqiptarëve, ëshacztë më shumë se veshje: është trashëgimi, vazhdimësi dhe ikonë e qetë e identitetit tonë. Sot, në një kohë kur Xhubleta më 2022 dhe Lahuta më 2025 janë pranuar si trashëgimi jomateriale shqiptare, pyetja shtrohet natyrshëm: a është plisi kandidati i radhës për UNESCO?
Ka objekte që, pa zë, tregojnë historinë e një populli më mirë se çdo libër. Një prej tyre është plisi i bardhë. Një kapuç i thjeshtë prej leshi të ngjeshur, por me peshë të madhe simbolike: nga jeta baritore te kodi i nderit, nga kuvendet te burrat e maleve, e deri te fotografia e emigrantit që ruan identitetin.Plisi, kjo kreshtë e bardhë shekullore e shqiptarëve, është më shumë se veshje: është trashëgimi, vazhdimësi dhe ikonë e qetë e identitetit tonë.
Sot, në një kohë kur Xhubleta më 2022 dhe Lahuta më 2025 janë pranuar si trashëgimi jomateriale shqiptare, pyetja shtrohet natyrshëm: a është plisi kandidati i radhës për UNESCO?
Gjurmët e hershme: pilos, pileus dhe forma e kapuçit mesdhetar.
Edhe pse fjala “plis” nuk shfaqet në autorët antikë, forma e tij është e njohur. Te grekët, pilos ishte kapelë prej felt-i, e rrumbullakët dhe pa strehë, e përdorur nga punëtorët, lundërtarët dhe madje edhe heronjtë – si Odiseu, i cili shpesh paraqitet me një pilidion.
Te romakët, pileus u bë simbol i lirisë: në monedhat republikane, pileus libertatis qëndron mes dy hanxharëve, duke shënuar çlirimin e skllevërve. Forma është identike me kapuçin hemisferik prej leshi që njohim në traditat ballkanike.
Nuk ka prova që këto janë “plisi shqiptar”, por ka prova se arketipi i kapuçit prej felt-i është pjesë e pandashme e Mesdheut të lashtë dhe se kjo formë ka vijuar të jetojë në Ballkan.
Një nga shembujt më të rëndësishëm ikonografikë është relievi i Zenicës (shek. IV pas Kr.), ku dy burra mbajnë në kokë një kapuç të ulët e të rrumbullakët. Studiuesi John ëilkes, në librin “The Illyrians”, e identifikon atë si “the familiar Balkan skull-cap (Albanian qeleshe)”.
Pra, edhe pse nuk mund të flasim për plisin e sotëm, mund të flasim për vijimësi të formës në hapësirat ilire.
Plisi hyn qartazi në skenë me etnografinë e shekujve XIX–XX. Udhëtarë si Hahn, Nopcsa dhe Edith Durham e përshkruajnë si shenjë të padiskutueshme të burrave shqiptarë në Kosovë, Malësi, Shqipërinë e Veriut, Shkup, Tetovë, Ulqin, Preshevë, si dhe në pjesë të Maqedonisë e Malit të Zi.Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe e definon thjesht:
“Cohë e bardhë prej leshi të shkelur e të ngjeshur; kësulë e bardhë prej kësaj cohe”.
Materiali, teknika dhe funksioni janë tërësisht vendase. Këtu plisi nuk është më arketip, por objekt i qartë shqiptar.
Pse mbijetoi plisi vetëm te shqiptarët?
Kjo pyetje lidhet me disa faktorë të ndërlidhur.
Së pari, blegtoria malore. Kullotat alpine krijuan ekonomi të leshit dhe shajkut. Veshjet e një shoqërie baritore ndryshojnë shumë ngadalë; plisi mbijetoi si pjesë funksionale e kësaj ekonomie.
Së dyti, kodi i nderit. Plisi u bë pjesë e imazhit moral të burrit: shenjë përgjegjësie, dinjiteti dhe “faqe-bardhësie”. Në shumë treva, nuk është vetëm mbulesë koke, por një lloj “vule karakteri”.
Së treti, rezistenca e heshtur ndaj modave osmane e bizantine. Ndërsa popujt e tjerë adoptuan fesin, kalpacin, shamitë, shqiptarët e maleve e mbajtën plisin si shenjë të vetën. Nuk ishte domosdoshmëri një akt i artikuluar politik, por një refuzim i brendshëm për t’u tretur.
Së katërti, shenja e dallimit etnik. Në terrenin e përzier ballkanik, “kokat e bardha” dallonin shqiptarët nga larg. Plisi u bë logo vizuale e identitetit.
Në mënyrë të ndershme: nuk kemi prova arkeologjike që plisi i sotëm është dardan. Nuk kemi artefakte tekstile të antikitetit që ta vërtetojnë këtë.
Por kemi prova të forta të autoktonisë kulturore shqiptare. Autoktonia kulturore nënkupton ruajtje të mënyrave të jetës, teknikave artizanale dhe botëkuptimit në të njëjtën hapësirë për breza të tërë. Plisi është pikërisht kjo: vijimësi e jetës shqiptare, jo relike muzeale.

Katy Perry në “Sunny Hill”, valvit flamurin e Kosovës
Kosova nga sot me udhërrëfyes të licencuar
2 Korriku promovon Kosovën në Gothia Cup me rezultat dhe traditë
Kosova mirëpret kulturat nga Amerika Latine dhe Evropa deri në Ballkan, përmes ngjarjes “N’Karadak Krisin Tupanat”
Nga Praga, Orkestra `Amadeus` i sjell Kosovës medaljen e artë
Artisti Liburn Jupolli me vepër artistike në nderim të viktimave të masakrave në Kosovë
Koci: Edhe një qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe
Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
Kamberi: Serbia po i mohon krimet e kryera në Kosovë, kemi propozuar projekt-rezolutë për verifikimin e tyre
Fetoshi: Propaganda serbe e komplekson edhe gënjeshtrën