Shkup 13 Dhjetor 2025 08:27
Me iniciativë të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare, të shtunën, 13 dhjetor, në Shkup do të mbahet protestë në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë. Ajo organizohet pas protestave në Prishtinë, Tiranë, Hagë e Strasbourg. Protesta nis në orën 13:00.
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka thënë se kanë marrë edhe lejen nga shteti maqedonas për organizimin e protestës, derisa ka kërkuar që në ditën e protestës të mos jenë të pranishëm kufitarë serbë.
Thirrja e protestës pati nxitur debate në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, nuk i ka dhënë mbështetje protestës, por edhe ka thënë se të njëjtën gjë pret ta bëjë edhe partneri shqiptar në qeveri, koalicioni VLEN. Organizimin e saj Mickoski e cilësoi si “lëvizje të gabuar të Ali Ahmetit”.
Ditë më vonë, Mickoski ka deklaruar se ka formuar një “shtab krize” që protesta, sipas tij, të kalojë në qetësi e pa incidente. OVL-UÇK deklaratën e tij e vlerësoi si përpjekje për tension të panevojshëm.
Analisti politik nga Shkupi, Ibrahim Mehmeti, ka vlerësuar se kryeministri i Maqedonisë së Veriut e ka politizuar protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), për shkak të frikës se ajo mund të ndikojë në pozitën e partnerëve shqiptarë në koalicionin qeverisës.
“Frika se protesta masive e OVL-UÇK-së mund të perceptohej si mbështetje për Ali Ahmetin ishte arsyeja kryesore pse kjo ngjarje u politizua”, ka deklaruar Mehmeti në “Interaktiv” të KTV-së.
Protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së është e pesta me radhë. Më 7 gusht të këtij viti është mbajtur protesta e parë në Prishtinë, pastaj në Hagë, në Tiranë dhe së fundmi edhe në Strasbourg.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, akuzohen nga Specialja për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, ndërkaq verdikti pritet të shpallet deri në mesin e korrikut.
Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm, ndërkaq mbrojtja e tyre ka akuzuar edhe disa gjyqtarë për anim në proces.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë