Prishtinë 12 Dhjetor 2025 09:40
Një operacion i Policisë së Kosovës ka rezultuar me shoqërimin e gjashtë personave në stacion policor, pasi ata dyshohet se kishin kaluar kufirin ilegalisht me automjet në rajonin e Leposaviqit.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit të automjeteve janë gjetur mallra të ndryshme, për të cilat ekziston dyshimi se janë kontrabanduar nga jashtë territorit të vendit. Të dyshuarit janë ndaluar për procedura të mëtejshme.
Me vendim të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa mallrat e sekuestruara iu janë dorëzuar Doganës së Kosovës për trajtim sipas procedurave ligjore.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit